Zbardhet takimi në Durrës, Marku: Hetim dhe sekuestrim aseteve të krimit

Prokurorja e Pergjithshme Arta Marku mori pjesë në analizen e Prok.Durres. Kjo është analiza e tretë e punës në pak ditë pas Shkodres dhe Elbasanit

Në takimin e saj me prokurorët e Durrësit ajo ka thënë se prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive por duhet të thëllojnë hetimin pasuror të subjektit të veprës penale ne lidhje me asetet qe kanë në burim të ardhura kriminale nga veprime korruptive.

Kjo me qellim, është shprehur shefja e organit të akuzës, jo vetëm ndëshkimin e autorit për krimin e kryer por dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e asteve të krijuar prej tyre.

Kryeprokurorja Marku ne Durrës ka thenë se Qyteti i Durresit  si një nga qytetet porte të vendit tonë rezulton me shumë pak vepra penale në fushen e kontrabandës, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cënojnë legjislacionin doganor janë të shumta dhe  të ndëshkueshme penalisht. Duhet që edhe kryesisht prokurorët të angazhohen për të evidentuar këto vepra penale në çështjet që hetojnë, duke mos u mbetur të kufizuar vetëm në referimit qe mund te vijne nga policia e shtetit apo vete doganat.

Konstatohet se ka një ulje të veprave penale kundër jetës, por ka një rritje të agresivitetit nga grupet kriminale ne kryerjen e ketyre veprave penale. Autorët në funksion të realizimit të qëllimeve të tyre kriminale janë të gatshëm të sakrifikojnë çdokend që mund të jetë rastësisht në rrezen e tyre të veprimit eshtes hprehur Marku, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Prokurorisë.

Kryeprokurorja Marku ka kosntatuar në institucionin e akuzës në Durrës së veprat penale kundër korrupsionit janë shumë pak të regjistruara dhe aq më pak kanë përfunduar në gjykim.

SHKARKO APP