Zbulimi makabër në Malajzi

 

Policia malajziane thotë se ka gjetur varret e më shumë se 139 emigrantëve përgjatë kufirit me Tajlandën.

Varret janë gjetur në 28 kampe të trafikimit të njerëzve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një zyrtar i lartë i policisë tha se disa nga varret kanë më shumë se një trup brenda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky zyrtar tha se në këto kampe trafikimi mbahen me dhjetëra persona.

Më i madhi i tyre thuhet se ka mbajtur deri në 300 persona.

Tajlanda ka nisur një luftë të ashpër ndaj emigrantëve ilegalë.

Që prej atëherë, mijëra njerëz po tentojnë të shkojnë në Malajzi me anije.

Indonezia, Malajzia dhe Tajlanda po kthejnë anijet e tejmbushura me emgrantë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?