Zbulimi tronditës, Taylor Swift dhe familja e saj kërcënohen me vdekje

Fansi i Taylor Swift po përballet me akuza të reja, pasi u zbuluan disa email-e ku ai kërcënonte këngëtaren e famshme dhe familjen se saj se do ti vriste.

Sipas TMZ, babai i Taylor Swift mori një email kërcënues nga Frank Andrew Hoover, nga maji i vitit 2015 deri në tetor 2016.

Në email, Hoover kërcënoi të vriste Swift dhe familjen e saj. Në secilin prej email-eve ai i referohej këngëtares dhe familjes së saj si ‘familja e demonëve’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2016 është arrestuar për shkak të shkeljes së urdhërit për ti qëndruar të paktën 500 metra Taylor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas koncertit të Swfit në garën Formula 1, 39-vjeçari thuhet se e ndoqi makinën e saj nga pista deri në aeroport ku një avion privat po priste për këngëtaren dhe familjen e saj.

Atje Hoover po qëndronte në një distancë nga 25 deri në 50 metra nga makina e Swift, kur truprojat morën në telefon policinë.

Hoover u arrestua nga policia e Austin për shkelje të përsëritur të urdhrit mbrojtës.

Por vështirësitë e Swift-it nuk përfunduan atje. Vetëm këtë të hënë, një 59-vjeçar në New Hampshire pretendonte të ishte i dashuri i Swift dhe i tha policisë se kishte nevojë për një armë për ta mbrojtur atë.

Njeriu u mor në pyetje nga autoritetet lokale, por nuk u ndalua.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?