Zbulohen letrat që Obama 20-vjeçar i çonte të dashurës
“Besoj se e di që më ka marrë malli për ty, që shqetësimi im për ty është i gjerë sa ajri…”
Kur ishte i ri, 20 e pak vjeç, Obama ishte në një lidhje në distancë me të dashurën e tij të kohës, Alexandra McNear. Ata u njohën kur Obama ishte student në Kaliforni. Letrat u blenë në Libraria e Universitetit Emory në 2014 dhe u bënë publike sot.
Shkruar mes 1982 dhe 1984, pesë vite para se Obama të njihej me gruan e tij të tanishme, Michelle, letrat përshkruajnë si ishte për ish-presidentin një lidhje në distancë: “Besoj se e di që më ka marrë malli për ty, që shqetësimi im për ty është i gjerë sa ajri, besimi që kam tek ti i thellë sa deti dhe se dashuria ime është e pasur dhe e bollshme. Me dashuri, Barack”.
Lidhja e tyre në distancë nuk zgjati shumë. Në 1983, ai shkruan: “Mendoj për ty shpesh, edhe pse jam i dyjëzuar në ndjenjat e mia. Duket se do të duam gjithmonë atë që s’mund të kemi; kjo na lidh bashkë; kjo na mban të ndarë”.
Obama gjithashtu shfaqet si një i ri që nuk gjen dot rrugën e tij në botë. I lindur në Hawaii, me origjinë nga Kenia dhe duke patur kaluar shumicën e jetës në Indonezi, Obama ndihej ndryshe nga shokët e tij: “Duhet të pranoj se jam ziliqar. Gjendem pa një klasë, pa një strukturë a traditë që të më mbështesë. Zgjedhja e rrugës që do të marr është bërë tashmë pa dijeninë time. E vetmja mënyrë për të zbutur ndjenjën e vetmisë është të përthith gjithë traditat, klasat, t’i bëj të miat dhe ato të më bëjnë tyrin.”
Obama e kuptoi në 1984-n që idetë e tij do të ishin më të dobishme në zbatim sesa në mendjen e tij dhe këtu nisi rruga drejt presidencës: “Idetë e mia s’janë më aq të qarta sa ishin kur isha gjimnazist, por janë më të kohës dhe kanë më shumë peshë nëse jam pjesëmarrës dhe jo vëzhgues”.