Zbulohen sekretet e princeshës Diana: Kam tentuar të vras veten

Sëmundja e bulimisë, tentativat për të vrarë veten dhe dhimbje e madhe që ndiente nga tradhtia e princit Carles, Lady Diana nuk kishte duruar më dhe kishte vendosur që gjithçka ta bënte publike.

20 vjet nga vdekja e princeshës dalin në pah sekrete të reja nga gazetari britanik, Andrew Morton, shkrimtari që shkroi autobiografinë e saj, i cili i tregoi mbarë botës sa e trishtuar ishte Diana.

Princesha kishte vendosur t’i tregonte gjithçka gazetarit me kushtin e vetëm që ai mos t’i bënte publike asnjëherë ato cfarë ajo do t’i rrëfente.

Libri që ai shkruajti “Diana: Historia e saj e vërtetë” shkaktoi një ndjesi. Tani, 20 vjet nga vdekja e saj, ai do të ripublikohet me transkriptet e këtyre regjistrimeve shkruan Daily Mail.

Diana rrëfen se një natë para martesës ka qenë mjaft keq, hante gjithçka që i dilte përpara, dhe kjo për shkak të historisë së Camilla-s. “Teksa po kaloja për në altar, po kërkoja për të. (Camilla) E dija që ajo ishte aty sigurisht dhe po kërkoja për të”, ka rrëfyer Diana.

Ajo tregon se u fikua pas saj, dhe nuk i besonte bashkëshortit Çarles në lidhje me të. Ndërkohë që vazhdonte të vuante nga bulimia, duke u bërë gjithnjë e më e dobët, ajo kishte tentuar vetëvrasjen pak javë pas fejesës me princin

Diana ka rrëfyer dhe marrëdhëniet e vështira me familjen mbretërore. “Unë isha një problem, dhe ata e regjistruan Dianën “si një problem”, është shprehur ajo.

Gjithashtu ka treguar dhe për përgjimet e telefonatave të bashkëshortit të saj me Camila-s, të cilës i thoshte se cfarë do gjëje të ndodhte ai do ta dashuronte tërë jetën.

SHKARKO APP