Zbulohet në Belgjikë nëndetësja e Luftës së Parë Botërore (Foto-Video)

Në Detin e Veriut është gjetur skeleti i një nëndetëseje gjermane, të mbytur gjatë Luftës së Parë Botërore, ku brenda saj mund të jenë trupat e 23 personave.

“Daily Mail” shkruan se nëndetësja UB-II, e cila prej vitesh dergjet në thellësinë e 30 metrave në ujërat belge, thuhet të jetë në gjendje të mirë, edhe pse ka pësuar dëme në pjesën e sipërme.

Ndërkohë besohet se mjeti lundrues të jetë mbytur si pasojë e goditjes nga një minë. Gjithashtu thuhet se nëndetësja është mbuluar në mënyrë që të parandalohen plaçkitjet apo dëmtimet e saj.

Një pjesë kyçe e taktikave gjermane për të goditur rrugët tregtare britanike në kanalin anglez dhe Detin e Veriut gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte pikërisht përdorimi i nëndetëseve.

93 nëndetëset e stacionuara në portet belge shkaktuan mbytjen e më shumë se 2.500 anijeve, por u bënë edhe vet shënjestra sulmesh, me 70 prej tyre që humbën në det, duke iu kushtuar jetën edhe 1.200 marinarëve.

Sipas “Daily Mail”, deri më tani, 11 nëndetëse të Luftës së Parë Botërore janë gjetur në ujërat belge, por anija e fundit mendohet të jetë ajo në gjendjen më të mirë.

SHKARKO APP