Zbulohet qyteti 5 mijë vjeçar

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar atë që ata e përshkruajnë si një qytet që daton para 5 mijë vitesh i cili duket se ka ende shtëpitë, mjetet, objektet e qeramikës dhe varreza të mëdha në brendësi të hapësirave të tij.

Ai shtrihet anash lumit Nil, afër tempullit të Abidosit. Ekspertët thonë se madhësia e 15 varrezave të sapo zbuluara tregon një nivel shoqëror të lartë të personave që janë varrosur aty. Mendohet se qyteti kishte ne brendësi shtëpitë e zyrtarëve më të rëndësishëm dhe se kishte lulëzuar gjatë fillimit të epokës se kohëve të lashta egjiptiane.

Ekspertët janë optimistë se zbulimi mund të jetë një nxitje për industrinë e turizmit në Egjiptit e cila ka pasur rënie të madhe që kur presidenti Hosni Mubarak u rrëzua nga pushteti në vitin 2011.

Zbulimi është bërë nga një mision arkeologjik i cili i përket Ministrisë egjiptiane të Antikiteteve, dhe jo një grupi të huaj, janë shprehur zyrtarët egjiptianë për mediat.
/news24/

SHKARKO APP