Zbulohet sa fitoi LaCivita nga PD për zgjedhjet

Është publikuar në mediat e vendit pagesa që Partia Demokratike ka shprenzuar për strategun Chris LaCivita për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Shuma totale që është derdhur në llogarinë e kompanisë Advancing Strategies te Chris LaCivita është plot 1 milionë e 670 mijë dollarë. Pagesat janë kryer në data 11 shkurt 2025, 16 mars 2025, 24 mars 2025, 26 maj 2025. Pagesa e fundit për LaCivitan ishte 15 ditë pas zgjedhjeve.

LaCivita u bë një emër i lakuar gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare, me mazhorancën që kërkoi gjithnjë transparencë për paratë me të cilat ai do të paguhej. Ai doli në disa takime elektorale me kreun e PD, Sali Berisha ku bëri dhe akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?