Zbulohet sekreti më i madh i Statujës së Lirisë

Mitchell i ka studjuar  portretet e nënës së skulptorit dhe ka konstatuar se pamja e saj dallon shumë nga portreti-pamja e Statujës së Lirisë. Sipas Mitchell, vetullat, hunda dhe goja e Statujës së Lirisë aspak nuk i ngjajnë zonjës Bartholdi…

Është shumë vështirë të thuhet se ka diçka që është më e njohur se sa që është një zonjë e lartë, elegante, me fustan të gjatë që mban në dorë një flakadan. Ajo zonjë njihet si STATUJA E LIRISË, por shtrohet pyetja se megjithate a është ai, apo ajo?

Siç transmeton “NYpost”, statuja me famë që ndodhet në gjiun e Nju Jorkut, është aty që nga viti 1886 dhe mbase ruan sekretin më të madh nga qytetarët, dhe ka të bëjë me ate se nuk bëhet fjalë për  një zonjë por për  një zotërinjë.

Në të vërtetë, përkundër mendimit të përgjithshëm që skulptori francez Frederic Auguste Bartholdi, fytyrën e Statujës e ka bërë sipas pamjes së nënës së tij, gazetarja Elizabeth Mitchell na parashtron një teori krejtësisht tjetër në librin e saj “Liberty’s Torch: The Great Adventure To Build the Statue of Liberty”.

Mitchell i ka studjuar  portretet e nënës së skulptorit dhe ka konstatuar se pamja e saj dallon shumë nga portreti-pamja e Statujës së Lirisë. Sipas Mitchell, vetullat, hunda dhe goja e Statujës së Lirisë aspak nuk i ngjajnë zonjës Bartholdi…

Por, derisa ka shfletuar dhe shikuar fotografi dhe dokumente të vjetra, ajo ka vërejtur se Bartholdi megjithate ka pasë një model sipas të cilit e ka bërë fytrën e Statujës, dhe kjo fytyrë është e vëllaut të tij. Mitchell, në fytyrën e tij ka zbuluar më shumë ngjashmëri që i ngjajnë Statujës, se sa që i ngjajnë nënës së Bartholdi, dhe përfundimisht mbase vëllau i tij do ta merr namin që e meriton-shprehet Mitchell.

Se a është simboli më i njohur i Amerikës  megjithate mashkull, përgjigjen do ta jep vetë koha, mbase edhe jo. Deri atëhere, shikoni disa fakte të panjohura për monumentin më të njohur të Nju Jorkut.

10 FAKTE PËR STATUJËN E LIRISË

1. Koka e statujës është prezantuar në Ekspozitën botërore në Paris më 1878.

2. Nga toka-dyshemeja e deri tek flakadani, lartësia e monumentit është 93 metra.

3. Çdo vjet Statujën e Lirisë e vizitojnë rreth 4 milion turist.

4. Paraqitja më e njohur filmike e monumentit është në filmin ”Planeti i Majmunëve”  i xhiruar në vitin 1968, kur Statuja e Lirisë shihet e future në rërë.

5. Nga viti 1984, monumenti është nën mbrojtjen e UNESCO –së.

6. Gjatë 6 viteve të para të vendosjes, Statuja e Lirisë ka shërbyer edhe si fanar deti.

7. Dikur ka qënë e lejuar që të vizitohet edhe flakadani, por që nga viti 1916 kjo nuk lejohet për shkaqe sigurie.

8. Andy Warhol poashtu është fascinuar me monumentin, ndaj dhe kah vitet e gjashtëdhjeta e ka pikturuar monumentin që sot arrinë vlerën prej rreth 40 miliona dollar.

9. Rrufeja gjatë vitit e godet rreth 6oo herë Statujën e Lirisë.

10. Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX (19), Statuja ka qënë  simbol i imigranatëve, sepse gati 9 milion njerëz ps ardhjes në “tokën e premtuar”, më së pari e kanë parë pikëfrisht Statujën e Lirisë.

SHKARKO APP