Zbulohet skica nudo e Mona Lisa-s

“Një vizatim i vendosur në një koleksion arti prej më shumë se 50 vitesh mendohet të ketë qenë skica e Mona Lisa,” – tregoi një ekspert francez arti.

Portreti i një gruaje lakuriq, i njohur si Monna Vanna që i përkiste vetëm studios së piktorit Leonardo Da Vinci është zbuluar në Francë.

Por ekspertët kanë gjetur disa fakte që vërtetojnë se të dy artistët kanë punuar mbi të njëjtin portret duke përdorur tematika të ndryshme.

Skica nudo mbahet në koleksionin e Renaissance që në 1862 në Muzeun Chantilly që ndodhet në veri të kryeqytetit francez.

Leonardo Da Vinci ishte një ndër piktorët më të njohur dhe piktura e tij e Mona Lisa, e quajtur edhe si La Gioconda mbetet një ndër veprat më të njohura e të çmuara të artit në botë.

SHKARKO APP