Zbulohet trupi i ri qiellor në sistemin diellor

Një trup i ri qiellor që lëviz mes yjeve në sistemin diellor është zbuluar për herë të parë nga shkencëtarët.

NASA ka treguar se meteori është parë nëpërmjet teleskopit në Hawaii dhe është quajtur ‘A/2017 U1’.

“Ne kemi pritur prej dekadash për këtë gjë. Ka patur teori të mëdha për ekzistencën e këtyre objekteve si asteroid apo kometave që lëvizin mes yjeve dhe shpesh herë kalojnë përmes sistemit tonë diellor, por ky zbulim është bërë për herë të parë,”– tha menaxheri i NASA, Paul Chodas.

Ai shtoi se do ketë hulumtime të mëtejshme për zbulimin e detajeve rreth trupave qiellorë që janë të mistershëm.

SHKARKO APP