Zbulon në Facebook se… ka vdekur

Candice Haines nuk ka vdekur. Ajo është shitës dhe bën selfie, gjëra që një i vdekur nuk mund t’i bëjë.
Candice, 32 vjeç zbuloi në Facebook një histori që rrëfente se ajo kishte ndërruar jetë. E shokuar ajo gjeti një fotografi të sajën bashkangjitur një lajm në faqen e Daily Records. Faqja e kishte ngatërruar Candice me një tjetër grua të quajtur Michelle Ashby e cila janarin e kaluar fatkeqësisht vdiq nga një sëmundje.

Edhe Candice ka vuajtur nga e njëjtja sëmundje dhe mendon se kjo ngaterresë mund të jetë bërë pasi ajo ka qënë në lajme në vitin 2015, ku fliste për një operacion që i shpëtoi jetën.

“U zgjova të martën nga telefonata e babait, njerëzit që i kishin thënë se unë kisha vdekur. Jam mëse e befasuar. Më duhej të shkruaja në Twitter dhe Facebook se jam gjallë”, rrëfen ajo.TCH

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?