Zbulon tradhtinë e bashkëshortit në avion, piloti bën ulje emergjente

Duhet të ishin pushimet më ekzotike në një nga destinacionet më turistike të Idonezisë, por një çift iranian që po udhëtonte për në Bali nuk arriti kurrë në destinacon dhe ëndrra për të pushuar në plazhet e ishullit u shndërrua shumë shpejt në një makth. Ajo zbuloi në avion se bashkëshorti e tradhtonte dhe piloti u detyrua të bënte ulje emergjente. Çdo gjë filloi më 5 nënor në një fluturim të Qatar Airways, i cili u nis nga Doha drejt Balit. Gjatë fluturimit me avion kur burri ra në gjumë, gruaja e tij, e cila dyshonte tek ai, vendosi që t’i kontrollonte telefonin. Ajo përdori gishtin bashkëshortit për ta zhbllokuar telefonin e tij dhe zbuloi tradhtinë. Kjo bëri që çifti të fillojë një zënkë të madhe në avion dhe asnjë në bord nuk arriti që t’i qetësonte. Piloti u detyrua që të bëjë ulje emergjente në Chennai dhe të nisej në destinacion pa çiftin luftarak.

SHKARKO APP