Zbuloni aeroportin më të mirë në botë (FOTO)

Aeroporti më i mirë botë, sapo i shtoi meritat duke hapur së fundmi terminalin më të ri. Kështu në aeroportin e Singaporit është shtuar një zonë e trashëgimisë së vjetër të Singaporit, 81 dyqane të reja dhe restorante.

Është terminali T4 në Singapore Changi, i madh rreth 195 metër katror dhe pritet të shtojë kapacitetin në 16 milion pasagjerë duke e çuar në 82 milion pasagjerë në vit.

Hapja e terminalit të ri u bë ditën e djeshme, ku si pjesë e inaugurimit iu shtuan orkidetë dhe zbukurime të tjera. Deri në fund të ditës pati 2.400 vizitorë që u mahnitën. Cathay Pacific dhe Korean Air ishin linjat ajrore të para që përdorën T4, por pritet të jenë më shumë gjatë javës së ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?