“Zbuloni rivierën shqiptare, ka plazhe të mrekullueshme”

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa hapa për ta orientuar turizmin në rrugën e duhur, përkatësisht të kalimit nga turizmi sasior në atë cilësor.

Zv.ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, Brunilda Paskali në një intervistë për “Koha Ditore”, ka premtuar përmirësim të kushteve për turistët kosovarë dhe u ka bërë thirrje të ndihen si në shtëpinë e vet dhe të eksplorojnë më shumë Jugun.

“Riviera shqiptare ka plazhe të mrekullueshme, të cilat këtë vit i kemi gjetur të renditura në shumë gazeta e revista të huaja, evropiane, amerikane apo aziatike, si destinacionet më të mira apo top destinations që sugjerohet të vizitohen”, shprehet Paskali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrasjen e turistëve çekë në Veri të Shqipërisë e ka cilësuar rast të izoluar, ndërsa ka shtuar se ka filluar të shtohet interesimi i turistëve evropianë për ta zbuluar Shqipërinë. Paskali ka paralajmëruar investime të mëdha në rivierën shqiptare nga investitorë të huaj në një të ardhme të afërt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?