Zbythni arkitektët, jo vetëm gazetarët!

Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane
instagram.com/bledimane

Sa hipokrite te ndyre qe jane. Sa dallaveraxhinj e makute interesash qe tregohen. Kane 24 ore qe bertasin si e pafajshmja virgjereshe duke lotuar jo nga dhimbja por nga frika e gjakut qe si pushon. Kane 24 ore qe nuk i ze gjumi per stadiumin e ri dhe harruan sesi 24 vjet e shkerdhyen Tiranen,Durresin dhe çdo qoshe te ketij vendi.

Juve u drejtohem, juve arkitekteve te shemtimit kombetar. Juve arkitekteve te betonizimit te dallavereve te biznesit te ndertimit. Juve hajnia edhe e vete hajnise qe se bashku me dhjetra e qindra kryebashkiake e kryekomunare ofenduat e lenduat edhe vete natyren. Ju pizevenge dhe kodoshe tjetersimesh qe na shtirreni te merakosur per kullen e stadiumit te ri dhe sulmoni si idealiste Edi Ramen harruat shpejt sesi bashke me Ramen betonizuat Tiranen 11 vjet rresht duke u kthyer nga pabuksa te papune ne zengjine orienti model arnautistani. Ju shkaterrues dhe shkerdhyes te çdo stili arkitekturor qe filluat kioskezimin me Sali Kelmendin ne Tiranes e 1992-shit dhe vazhduat me te tjere monstra te races tuaj duke projektuar dhe vdekur perfundimisht bregdetin e mrekullueshem shqiptar nga Velipoja ne Ksamil.

Nese sot duhet te ishte i pari dikush te mbyllte gojen ne kete debat aspak sfidantesh duhet te ishit ju arkitektet dhe inxhinieret. Mbylleni gojen e mos flisni. Heshtni dhe vazhdoni te harxhoni parate e fituara nga krimi. Ju qe kurre nuk protestuat si sot kur lengonte Tirana,Durresi,Vlora,Fieri,Shkodra,Saranda paskeni fytyre e nder te shtirreni si te brengosur. Juve duheni shporrur jo nga nje mbledhje e rendomte, juve duheni shporrur jo vetem nga Tirana por ju kur tu vije dita nuk duhet te varroseni ne kete vend qe e shemtuat, e tjetersuat dhe e degjeneruat perfundimisht. Ndaj une nuk cuditem e shqetesohem kur shoh Edi Ramen tek tall trapin me ju arkitekte sepse ua ka pire lengun. 11 vjet kur drejtonte Tiranen u kishte bashkepunetore ne krim. U perdori, u pasuroi, ua gelbazoi integritetin dhe tani i erdhi rradha tua leckose dinjitetin.

Kaq kisha per arkitektet,tani rradha jote Ylli Rakipi. Ty dhe gjithe sojin tend mos te te shoh me neper debate dhe diskutime ndertimesh. Ty dhe gjithe sojin tend mos te te shoh te derdhesh lote krokodili pse betonizohet Tirana ose pse zbohen gazetaret. Ti or lum miku ke mbi lekure egzemen e dy mekateve te renda: kur ishe mik i Sali Berishes kurre nuk u shqetesove per dhunen ndaj kolegëve gazetare. Dhe mos aktro kot duke i bere te fortin Edi Rames. Sa pallate ndertove me Edi Ramen, sa here e betonizove Tiranen me Edi Ramen, sa here te nxorri nga kriza Edi Rama…?

SHKARKO APP