Zef Deda mbush sot 65 vjeç, urimi i veçantë i të birit, Julianit
Aktori i madh i humorit shkodran, shqiptar dhe atij mbarëkombëtar, Zef Deda, mbushi sot 65-vjeç.
Zef Deda mori urime të shumta nga miq, shokë e dashamirës. Me humorin e tij brilant ai bëri shqiptarët të rriten ndër vite duke qeshur, apo të shkëputen disi nga hallet e tyre të përditshme. Djali i tij, po ashtu aktor humori, Julian Deda i ka kushtuar një urim më të veçantë të atit. -“Sot Babushi feston ditëlindjen e tij të 65-të,” – shkruan Julian Deda në profilin e tij Facebook. – “Kur isha i vogël besoja se prindërit nuk plaken kurrë, tani që u rrita e vërtetova këtë. Sepse për ty Babush mosha është thjeshtë një numër që ndryshon, por në të vërtetë ti vazhdon të jesh i ri në shpirt dhe në energji. Je njeriu më i rëndësishëm i familjes, je vetë emri i saj, je ai që mua personalisht më frymëzon për gjithçka në karrierën time. Unë të uroj me shpirt të bëhesh 100 vjeç, me shëndet e me gjithë të mirat që ti do zemra, sepse ti e meriton. Dhe mos harro kurrë që…. Je më i MIRI. Të dua shumë..!” Ishte postimi i djalit të aktorit të madh të humorit shqiptar Zef Deda.”
Zef Deda si aktor humori duhet thënë se nuk i përket vetëm Shkodrës dhe as vetëm Shqipërisë. Në një emisionin “Quiz” të një televizioni shqiptar në Maqedoni, pyetjes se kujt i përket një “fragment humori” nga rolet e tij ndër vite, përgjigjen i pranishmi në atë emision e dha pa u menduar gjatë, “Zef Deda, aktori i madh i humorit tonë,” dhe shtoi se e pati të lehtë pasi “të gjithë e njohin humorin e tij.”
Zef Deda zyrtarisht del sot në pension. Ai ka kohë që nuk luan më në skenë, por do të mbetet një ndër ikonat e humorit shqiptar.
Edhe 100 të tjera aktorit të madh të humorit mbarëshqiptar, Zef Deda!