Zemërgjerësia e Japonisë, i dhuron qeverisë 129 makina të vitit 2016

Qeveria shqiptare njofton se homologia e saj japoneze i ka dhuruar 129 makina të prodhimit më të fundit japonez (Toyota, prodhim i vitit 2016).

“Kjo dhuratë u mundësua nëpërmjet akordimit të një granti gjeneroz prej 500 milionë YEN, ose 4 milionë USD për qeverinë shqiptare, i cili u miratua nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe me shkëmbim notash më 29 korrik 2015” thuhet në njoftimin për shtyp të kryeministrisë.

Kryeministria e quan dhuratë gjeneroze dhe thotë se qëllimi i saj është zvogëlimi i ndotjes mjedisore dhe reduktimi i gazrave që shkaktojnë efektin serrë (GHG) nëpërmjet promovimit të makinave të gjeneratës së ardhshme miqësore ndaj mjedisit.

“Këto makina do të shërbejnë në nxitjen e ndërgjegjësimit të institucioneve shtetërore dhe publikut për përmirësimin e cilësisë dhe perfomancës mjedisore”

Kryeministria informon se makinat do të shfrytëzohen për përdorim publik në përputhje me nevojat e sektorit publik për mjete transporti.

Njoftimi mbyllet duke shkruar se: “Projekti do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve publike, optimizimin e shërbimeve mbështetëse administrative për institucionet qeveritare, rritjen e mobilitetit të institucioneve monitoruese dhe zbatimin e planeve të veprimit për rehabilitimin e zonave të dëmtuara mjedisore, rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e mjedisit, si dhe reduktimin e ndotjes së ajrit

SHKARKO APP