“Zëri Shukri”, propozim për INSTAT-in
Nga Ylli Dylgjeri/Hallexheshat për punësim në këto kohe s’kane të sosur. (të më falin hallexhijtë, ato janë të organizuar në shoqata).
FB po e evidenton sot më shumë papunesine. Me shume edhe se organizata ILO e punesimit. Pas tre Like- ve në FB, ke ose propozim për kafe, ose për në Motel. Recepsionet e zyrave te punes po dalin jashte loje. Recepsionet e hoteleve kane marrë fuqinë. Po ndodhin njëheresh dy kënaqësi. Edhe punësim, edhe pallim.
Por nuk ka evidenca. Propaganda do ushqyer me këto kollonë arritjesh. Ndaj, eshte detyre e INSTAT te hape nje kollone te re evidence ku te cilesohet shqip: “Evidenca Shukri”. Më tej, të raportohet në ministrinë e linjës numri punesimit .
Si realizohet do thoni, se është privaci?
Kjo mund të arrihet përmes një raportimi të thjeshtë te Recepsionet e hoteleve. Vetem duke e pyetur çiftin:
Evidenca Shukri? Kaloni…Çmimi e ka në dorë.
Jane forma të reja, të cilat sigurisht do hynë me vështirësi në tregun e punës. Koha më tej do të sjellë edhe panaire me këte lloj punësimi relaksues.
“Shukriu” e shkriu edhe këtë akull papunësie. Shukriu e kish marre edhe në tule. Ishte burre. Kot nuk thone:
O në lule, o në tule!
Nuk duhet përbuzur.