Balluku: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme. Politikat transparente tërheqin kompanitë elitare

Belinda Balluku, zëvendëskryeministre, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, mbajti sot fjalën hapëse në konferencën e ambasadorëve, që do të zhvillojë punimet për 3 ditë në Tiranë. Balluku deklaroi se Shqipëria është vetëm një hap larg ëndrrës së saj europiane dhe se sot ka një ekonomi të qëndrueshme.

Më tej, në fjalën e saj, Balluku tha se Shqipëria po ndërton një ekonomi konkurruese dhe transparente dhe se kompanitë më të mëdha të ekselencës po investojnë në vendin tonë falë politikave transparente.

“Po jetojmë në Shqipërinë e turizmit, e kulinarisë. Ju jeni me fat sepse promovoheni nga një kryeministër që sot përfaqëson një brand më vete. Do të propozoja sot që ministria e Jashtme ta shohë rikthimin në bazë semestrash për t’ju dhënë informacionin e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimet që vendi ynë pëson janë me muaj dhe shpeshherë me javë. Ndodhemi në një moment të rëndësishëm historik për vendin. Shqipëria është vetëm një hap larg ëndrrës së saj të madhe, po flasim për një realitet të prekshëm dhe po dëgjojmë nga diplomatët europianë se kemi afër datën për t’u anëtarësuar në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet të angazhohemi secili në detyrën e tij për të përmbushur detyrat dhe kërkesat që nisin me diplomacinë dhe përfundojnë me shtimin e kapaciteteve. Shqipëria sot ka një ekonomi të qëndrueshme dhe po ndërton një ekonomi konkuruese dhe transparente.

Sot Shqipëria e thotë me gojën plot se është një nga vendet më atraktive jo vetëm për burimet që ka, këto mundësi investimi i ndërton me një transparencë europiane. Në Shqipëri kompanitë më të mëdha të ekselencës janë në vendin tonë falë një politike transparente”, tha Balluku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?