Zëvendëspresidenti turk Yılmaz: Shqipëria, partner strategjik në rritje

Gjatë Forumit të Investimeve Shqipëri–Turqi, që u zhvillua sot në Tiranë,  zëvendëspresidenti i Turqisë,  Cevdet Yılmaz,  vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si strategjike dhe në rritje të vazhdueshme, duke theksuar mundësitë e mëdha për bashkëpunim ekonomik në fusha të ndryshme.

“Edhe pse nuk ndajmë kufi tokësor,  Shqipërinë e konsiderojmë si një fqinj të zemrës sonë. Marrëdhëniet tona historike shkojnë përtej 6 shekujve dhe janë të mbështetura në miqësi,  bashkëpunim dhe interesa të përbashkëta,”  deklaroi Yılmaz

Ai theksoi se pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Ankara dhe nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët Politike,  marrëdhëniet mes dy vendeve janë ngritur në nivelin e partneritetit strategjik. Vetëm gjatë tetë muajve të fundit janë firmosur 10 marrëveshje bashkëpunimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Yılmaz prezantoi të dhëna mbi performancën e ekonomisë turke,  duke e cilësuar atë si një nga më të qëndrueshmet në botë. Sipas FMN-së, Turqia renditet si ekonomia e 16-të më e madhe në botë dhe e 4-ta në Europë,  bazuar në fuqinë blerëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tregtia mes Shqipërisë dhe Turqisë ka kapërcyer vlerën prej 1 miliard dollarësh,  me synimin për ta dyfishuar në 2 miliardë dollarë. Shkëmbimet përfshijnë mallra dhe shërbime,  me këto të fundit që kanë arritur në 117 milionë dollarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?