Zgjatet misioni në Egje – Xhaçka: Shkak, rezultatet e shkëlqyera në vitin 2017
Misioni i Forcës Detare shqiptare në operacionin e NATO-s në detin Egje do të zgjatet deri në vitin 2018.
Gjatë vizitës së punës në Komandën e Forcës Detare në Durrës, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, tha se një vendim i tillë, lidhet me rezultatet shumë pozitive që ekuipazhi shqiptar i anijes “Oriku” ka shënuar gjatë këtij viti.
Në fund të muajit Nëntor, drejt detit Egje do të niset anija e dytë e Flotës Detare, e cila do të zëvendësojë “Orikun”.
Për Ministren e Mbrojtjes, një tjetër lajm i mirë është pajisja e të 4 anijeve të patrullimit me sistem modern armatimi.