Zgjedhjet e pjesshme vendore, në Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë dhe Mat, pjesëmarrja 16.08%

Deri në orën 15:00, pjesëmarrja në votime për zgjedhjet e pjesshme vendore në pesë bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë dhe Mat ka arritur në 16.08%, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në Bashkinë Vlorë, nga 231 qendra votimi janë raportuar 69, ku kanë votuar 5,582 zgjedhës nga 52,244 në listë, duke shënuar një pjesëmarrje prej 10.68%.

Në Bashkinë Berat, nga 116 qendra votimi janë raportuar 33, me 3,998 zgjedhës që kanë hedhur votën nga 23,933 gjithsej, ose 16.7%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Bashkinë Cërrik, janë raportuar 10 nga 57 qendra, me 1,524 votues nga 7,125 zgjedhës në listë, që përfaqëson 21.39% pjesëmarrje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Bashkinë Mat, nga 47 qendra janë raportuar 15, me 3,278 votues nga 9,280 zgjedhës, që përkon me një pjesëmarrje prej 35.32%, më e larta ndër pesë bashkitë.

Ndërsa në Bashkinë Tepelenë, nga 21 qendra janë raportuar 7, me 1,151 votues nga 4,005 zgjedhës në listën e raportuar, ose 28.74%.

Procesi i votimit vijon normalisht në të gjitha qendrat e votimit në pesë bashkitë ku po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?