Zgjedhjet/ Edhe Kukësi zhgënjeu për të djathtën!

Qarku i Kukësit dhe i Shkodrës ishin dy qarqet e vetme që mbetën blu në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit.

Edhe në këto dy qarqe diferenca ishte e ngushtë. Qarkun e Kukësit duket se e kanë “shpëtuar” për të djathtën Tropoja dhe Hasi, pasi Kukësi ka votuar më shumë për Partinë Socialiste.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, 49% e votuesve në Kukës kanë votuar për PS-në dhe vetëm 40.97 për qind kanë votuar për PD-në.

Më konkretisht, Partia Socialiste ka marrë 11.558, ndërsa PD-ja ka marrë 9.530

Partia e tretë është renditur Lëvizja Socialiste për Integrim me 7.5% të votave ose 1 747 vota.

Partia e katërt është renditur Partia Libra me 238 vota.

Në Tropojë, diferenca më e thellë është në favor të Partisë Demokratike dhe po kështu edhe në Has. Dy zonat, pjesë e Qarkut të Kukësit kanë bërë që Qarku të mbetet blu!

SHKARKO APP