Zgjedhjet/ Emigrantët dynden në kufi. Ja sa po vijnë për të votuar

Një numër i madhe emigrantësh shqiptarë janë duke u kthyer në atdhe për të marrë pjesë në votime ditën e diel në 25 qershor.

Në doganën e Qafë-Botës është duke u punuar me 5 sportele, pasi numri i personave që po kthehen në Shqipëri është mjaft i lartë. Vetëm gjatë orëve të fundit në këtë pikë doganore kanë kaluar 10 autobusë dhe 50 makina.

Sipas njoftimit të policisë, pala shqiptare dhe ajo greke janë dakordësuar për të punuar non stop në 24 orët e ardhshme.

SHKARKO APP