Zgjedhjet – Legalizimet në Vlorë, Gjiknuri: Zgjidhje problemit në zonën e ish-Pyjores
Problemi i legalizimit në zonën e ish-pyjores në Vlorë do të marrë fund pas ngërçeve të krijuara prej vitesh. Në takimin, ku u prezantua kandidatja Vilma Bello, ministri i energjitikës e njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri tha se premtimet e marra përsipër do të realizohen.
Damian Gjiknuri: “Jemi një ekip që gjërat që i marrim përsipër do ti çojmë përpara. U vura në dijeni për një problem të madh që ishte i trashëguar edhe për lagjen tuaj, ku së bashku me Vilmën dhe Dritanin duke bërë edhe trysninë e nevojshme politike. Bëhet fjalë për çështjen e legalizimit që ka qenë e bllokuar për shkak të vendimarrjeve poltike në Këshillin Bashkiak. Ai u process është nisur dhe do të përfundojë. Rrini të qetë për këtë.”
Kandidatja Bello shprehu bindjen në suksesin elektoral të 25 Qershorit dhe ftoi banorët të zgjedhin numrin 2.