Zgjedhjet lokale, 3.3 milionë votues në listat paraprake
Plot 3 milionë e 367 mijë e 75 qytetarë do t’u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, sipas listës së dytë paraprake të zgjedhësve. Kjo shifër u konfirmua dje nga ministria e Brendshme, sipas të cilës, numri i dublimeve është 49% më pak, krahasuar me listën përfundimtare të zgjedhësve të 21 qershorit. Teksa ka pohuar gjithashtu edhe faktin tjetër se po punohet për ta ulur më tej këtë numër, deri në publikimin e listës përfundimtare. “Janë rreth 3900 dublime në lista dhe po vijon puna për të minimizuar këtë numër. Është monitoruar procesi i bllokimit të shtetasve mbi 100 vjeç në listën e zgjedhësve dhe përfshirjen me kërkesë të vetë shtetasve në listë, sipas procedurës së parashikuar, duke e zbritur këtë shifër në 1140 shtetas, nga 1288 që ishte në zgjedhjet e fundit parlamentare”, ka pohuar publikisht Bledar Doracaj, drejtor i Gjendjes Civile. Teksa ka shtuar gjithashtu se lista paraprake është shpërndarë në zyrat e Gjendjes Civile në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Lezhë, Shkodër dhe Dibër. Shoqëruar edhe me thirrjen që qytetarët me të drejtë vote mund të bëjnë verifikimet, me qëllim shmangien e gabimeve që mund të përbëjnë shkak për mospjesëmarrjen në procesin e votimit. Dhe kjo, pasipasaktësitë në lista, mund t’u mohojnë qytetarëve të drejtën e votës. Kujtojmë sakaq, se listat paraprake të zgjedhësve janë afishuar në vende publike dhe në ambinetet e bashkive apo komunave, nga ku qytetarët mund të kontrollojnë të dhënat e tyre. “Numri i përgjithshëm i zgjedhësve në ekstraktin e dytë të listës së zgjedhjeve publikuar në ekstraktin e dytë të datës 14 shkurt 2015, është 3 milionë e 367 mijë e 75 persona. Numri i dublimeve është 49 për qind më pak, krahasuar me listën përfundimtare të zgjedhësve në listën e 23 qershorit 2013. Saktësisht janë rreth 3900 dublime në lista dhe po vijon puna për të minimizuar këtë numër deri në publikimin e listës përfundimtare zgjedhore", ka pohuar mes të tjerash drejtori i Gjendjes Civile. Për të përfunduar se drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të ushtrojë kontrolle në zyrat e gjendjes civile dhe nëse konstatohen parregullsi si mospublikimi në kohë dhe në mënyrën e caktuar të ekstraktit me përbërësit zgjedhor do të marrë masa deri në largimin nga detyra të nëpunësit të zyrës së gjendjes civile.
DEKLARATA
“Numri i përgjithshëm i zgjedhësve në ekstraktin e dytë të listës së zgjedhjeve publikuar në ekstraktin e dytë të datës 14 shkurt 2015, është 3 milionë e 367 mijë e 75 persona. Numri i dublimeve është 49 për qind më pak, krahasuar me listën përfundimtare të zgjedhësve në listën e 23 qershorit 2013. Saktësisht janë rreth 3900 dublime në lista dhe po vijon puna për të minimizuar këtë numër deri në publikimin e listës përfundimtare zgjedhore", ka pohuar drejtori i Gjendjes Civile.