Zgjedhjet, Ministri Demiraj takim kokë më kokë me Voltana Ademin

Ministri i Brendshem Dritan Demiraj ka zhvilluar për më shumë se 30 minuta një takim kokë më kokë me kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Në fokus të këtij takimi të mbyllur mësohet se kanë qenë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të së dielës, ku është diskutuar mbi rolin e pushtetit vendor, qendrat e përcaktuara për votim, si dhe lista përfundimtare të zgjedhësve të dorëzuara nga gjendja civile.

Gjithashtu palët kanë diskutuar edhe mbi bashkëpunimin pushtet vendor – polici e shtetit, rreth mbarëvajtjes së proçesit në ditën e votimit, por edhe në numërim, deri në votën e fundit.

Demiraj e ka informuar bashkiaken se policia e shtetit do të jetë vetëm monitoruese e proçesit, pa u përfshire në të tjera hollësi. Ai e ka njohur me mesazhin e përcjellë për të gjitha forcat policore që të mos ketë asnjë moment dyshimi se çdo perfshirje e tyre ne aktivitete te partive politike do te ndeshkohet rreptesisht sipas percaktimeve te ligjit. Punonjesit e Policise se Shtetit kane marre te gjithe trajnimin e nevojshem ligjor per te kuptuar detyrimet dhe kufizimet qe ata kane ne nje proces zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjese e bisedes ka qene edhe ecuria e fushates dhe dy ditet e mbetura te saj, por edhe cdo informacion qe ka pushteti vendor rreth blerjes se votes, apo parregullsive te tjera qe mund te shfaqen ate dite. Kryetarja e bashkise Ademi i ka bere ministrit nje rezyme te sakte te situates ne qarkun Shkoder, bazuar mbi informacionet qe ajo ka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?