Zgjedhjet në Shqipëri, OSBE publikon raportin e parë: Ja ku çaloi procesi

Misioni i OSBE-ODIHR në një konferencë të parë për shtyp ka bërë një përmbledhje të situatës se deritanishme në lidhje me procesin e votimit dhe tashmë atë të numërimit që po vijon në gjithë vendin.

Delegacioni, i cili përbëhet nga 7 eurodeputetët ku mes tyre është edhe Eduart Kukan vuri në dukje gjetet e para që kanë konstatuar nga gjithë procesi i deritanishëm.

“Pati ndërhyrje nga aktivistë partiakë. Procesi i numërimit u vonua në shumë vende. Transparenca nuk ishte gjithmonë e garantuar. Zgjedhjet u zhvilluan në kontestin e ndryshëm zgjedhor si nga PS dhe PD. Marrëveshja që u arrit në 18 maj lejoji që PD të caktonte ca poste kyçe ne qeveri. Ndryshimet ligjore nuk u reflektuan në kohë. KQZ operoi në mënyrë transparente me sesionet publike në vijim të marrëveshjes politike. Kishte mungesë konsultimesh për ndryshimet ligjore”, tha përfaqësuesi i misionit të OSBE-ODIHR.

SHKARKO APP