Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet
Partia Demokratike ka shpallur udhëzimet për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha degët dhe nivelet drejtuese, sipas një dokumenti të firmosur nga Sali Berisha dhe Flamur Noka më 17 mars 2026.
Ky proces vjen në përfundim të afatit katërvjeçar të organeve drejtuese të partisë, duke bërë të domosdoshme rinovimin e strukturave përmes një procedure të rregullt dhe transparente, sipas statutit të partisë.
Udhëzimi përcakton që zgjedhjet duhet të zhvillohen deri më 30 prill 2026 dhe përfshijnë të gjitha nivelet, duke përfshirë kryetarët, nënkryetarët, sekretarët e seksioneve, grupseksionet, si dhe kryesitë e degëve. Dokumenti thekson se votimi duhet të jetë i lirë, i fshehtë dhe demokratik. Zgjedhjet e brendshme synojnë të përforcojnë organizimin dhe transparencën e strukturave të partisë në gjithë vendin, sipas udhëzimeve të reja.
VENDIM:
Vendimin e Kryesisë nr 35 datë 17.03.2026 “Mbi proceset zgjedhore dhe Organizative të PDSH;
Udhëzimin nr 2 datë 27.03.2026 të Sekretarit të Përgjithshëm “Për mbajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet e strukturës vendore të Partisë Demokratike”;
Udhëzimin nr 3 datë 27.03.2026 të Sekretarit të Përgjithshëm “Mbi procesin e propozimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë së degës”
Duhet të filloni menjëherë nga puna, të raportoni progresin sipas përcaktimeve në udhëzim dhe të respektoni me rigorozitet afatet kohore.
KOHA JONË SONDAZH

