Zgjedhjet: PS kryeson në 47 bashki, PD 9, LSI 3 dhe PDIU 2
Zgjedhjet e së dielës kanë nxjerrë rezultate interesante edhe sa i përket peshës që ka secila forcë politike që mori pjesë në këto votime në secilën bashki.
Kështu socialistët edhe pse konkurruan më vete në këto zgjedhje kanë dalë fitues si forcë e parë në 47 bashki nga 61 qe ka gjithë vendi.
Ata kanë mundur të konfirmohen forcë e parë në një sërë bashkish të mëdha, si Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, Korça, Vlora, Lushnja, ndërsa kanë mundur të rimarrin sërish bashki të tjera të rëndësishme, si Berati, Gjirokastra e Kuçova që aktualisht e drejton LSI; Kukësi, Pogradeci e Lezha që aktualisht i drejton PD.
Demokratët nga ana e tyre kanë ruajtur kryesisht bashkitë që konsiderohen si bastione të tyre me disa lëshime jo pak të rëndësishme.
Më konkretisht ata kanë humbur dominancën e tyre në Lezhë, Pogradec.
PD ka mundur të mbajë kryesimin si forcë e parë në total në 9 bashki dhe më konkretisht në Shkodër, Vaun e Dejës, Tropojë, Has, Kurbin, Bulqizë, Kamëz, Vorë e Devoll.
Ndërkohë që LSI pavarësisht se në votë kombëtare ka një rritje me afro 45 mijë vota, sa i përket dominancës së saj si forcë e parë ajo ka mundur të mbajë vetëm tre bashki të parëndësishme si, Çorovoda, Pusteci dhe Dropulli.
LSI ka humbur në këto zgjedhje bashkitë më të rëndësishme, si Beratin, Kuçovën, Gjirokastrën dhe Përrenjasin.
Në dy bashki forcë e parë ka dalë PDIU, e cila ka marrë Peshkopinë dhe Peqinin.
Ajo që vlen të theksohet është se PDIU në disa bashki është renditur forcë e dytë dhe e tretë duke lënë parti më të mëdha pas.
PS
Malësi e Madhe
Pukë
Fushë-Arëz
Kukës
Lezhë
Mirditë
Mat
Klos
Durrës
Krujë
Shijak
Tiranë
Kavajë
Rrogozhinë
Elbasan
Librazhd
Gramsh
Cërrik
Belsh
Përrenjas
Pogradec
Korçë
Maliq
Kolonjë
Divjakë
Lushnje
Fier
Patos
Mallakastër
Roskovec
Ura Vajgurore
Kuçovë
Berat
Poliçan
Vlorë
Selenicë
Himarë
Delvinë
Finiq
Konispol
Sarandë
Memaliaj
Tepelenë
Këlcyrë
Libohovë
Përmet
Gjirokastër
Përmet
PD
Shkodër
Vau i Dejës
Tropojë
Has
Bulqizë
Kurbin
Kamzë
Vorë
Devoll
LSI
Skrapar
Pustec
Dropull
PDIU
Peshkopi
Peqin