Zgjedhjet vendore 2027, deputeti Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por do të jetë figurë politike

Deputeti i PD-së, Luan Baçi thotë se forca politike ku ai bën pjesë nuk ka një emër të përveçëm si kandidat për kreun e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2027. Sipas Baçit, kandidatura e mëparshme, Florian Binaj ishte zgjedhja e duhur por pas pezullimit të procesit nga Gjykata Kushtetuese, tashmë Partia Demokratike nuk ka menduar për një kandidat konkret.

”Jo nuk ka një diskutim të kësaj natyre sepse kaloi ajo faza e parë ku kishte një emergjence për bashkinë e Tiranës dhe Partia Demokratike menjëherë iu afrua elektoratit me një zgjidhje të shkëlqyer në atë kohë por pezullimi që i bëri Gjykata Kushtetuese e ndaloi si proces dhe tashmë nuk kemi asnjë gjë ligjore, kushtetuese, për të menduar për një kandidaturë apo për mënyrën se si do të zhvillohen zgjedhjet”, u shpreh Baçi në RTSH.

Ai vuri në dukje se për përzgjedhjen e emrit të kandidatit për Bashkinë e Tiranës do të zhvillohen diskutime dhe do të kalojë në një proces vendimmarrje. Baçi shpjegoi se kandidatura do të jetë politike dhe mundësisht nga forca politike që ai bën pjesë. Por e gjitha kjo sipas tij, do të realizohet pas një konsensusi të gjerë të të gjithë forcave opozitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Pak rëndësi kanë emrat e përveçëm, patjetër do të ketë diskutime të kësaj natyre për të gjetur një konsensus sa më të gjerë. Por mendoj se PD-ja është lokomotiva e opozitës, dhe mendoj se përfaqësimi duhet të jetë politik i Partisë Demokratike, por me konsensus të gjerë të të gjithë forcave opozitare”, nënvizoi më tej Baçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?