Zgjedhjet, Vlahutin takon kreun e KQZ-së

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe zv/kryetari, Denar Biba pritën në një takim Ambasadoren e Bashkimit Evropian, zj. Romana Vlahutin.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi përgatitjet për procesin zgjedhor të datës 25 qershor dhe masat që KQZ ka ndërmarrë për mbarëvajtjen e procesit.

Gjatë takimit, Zguri falënderoi ambasadoren Vlahutin për mbështetjen që Bashkimi Evropian i ka dhënë Komisionit në funksion të realizimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të gjithëpranuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?