Zgjidhja si të shkosh në punë më shpejt dhe i relaksuar (VIDEO)
Benjamin David është ngopur me stresin e lëvizjes në rrugët e mbipopulluara të qytetit.
Ndaj tanimë ka zgjedhur të paketojë laptopin, kostumin e këpucët e tij në një thes të papërshkueshëm nga uji dhe të notojë për rreth 2 km përgjatë lumit Isar në Mynih të Gjermanisë për të shkuar në punë.
Në varësi të sezonit, Benjamin vesh rroba banjo ose kostum zhytjeje, si dhe sandale prej gome, për të mbrojtur këmbët nga xhamat ose biçikletat e rastit, që hidhen në lumë. “Por kryesisht kontrolloj nivelin e ujit, shpejtësinë dhe temperaturën e tij”.
Udhëtimi i tij ndonjëherë shoqërohet nga të qeshurat e kalimtarëve që ndodhen në urë, por ky fakt nuk e shqetëson aspak Benjamin, pasi për të është mënyra më e shpejtë dhe më relaksuese për të shkuar në punë.
“Në të vërtetë po bëhet një mënyrë lëvizjeje, pasi njerëzit duan të notojnë këtu”,-u shpreh ai.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=F81oG8gCTv0″ width=”560″ height=”315″]