Zgjidhni parfumin e duhur të vjeshtës

Një lëkurë tonike dhe sensuale edhe në sezonin letargjik: ja aromat që dhurojnë energji dhe ëmbëlsi dhe që dinë të të përqafojnë

Vera tashmë është një kujtim i vjetër dhe më në fund ka ardhur në jetë stina e vjeshtës: këtu janë aromat që flasin për ëmbëlsi dhe butësi, por edhe për intensitet dhe buqeta lulesh me bazë trëndafili. Nga dushi deri tek uji i tualetit, duke kaluar nëpër kremin e pashmangshëm të trupit: ja disa nga hapat e një rituali të çmuar për ta praktikuar çdo ditë, për të përmirësuar lëkurën dhe madje dhe humorin!

Dobia që kemi: Rituali i parë i bukurisë është padyshim shkrirja e tensioneve dhe largimi i lodhjes. Një dush freskues në mbrëmje, përveç që ka një efekt të dobishëm në humorin tonë, është edhe një momenti ideal për të nxjerrë në pah parfumet e vjeshtës. Vihen re ato të freskëtat dhe depërtueset me mandarinë , por janë perfekte edhe aromat e luleve të trëndafilit, orkidesë, bozhures, manjolës për të dhuruar energji dhe vitalitet. Në treg është e mundur të gjesh shampo ekuilibrante me proteina të mëndafshit për një lëkurë të butë dhe sensuale, por edhe vaj kamelia dhe vaj bajamesh për vlerat e tyre ushqyese dhe zbutëse dhe që janë tipike për stinën e vjeshtës.

Përdorni scrub: Gjatë dushit, para se të mendojmë se çfarë do të vëmë në lëkurën tonë, ne kemi nevojë për të pastruar epidermën nga qelizat e ngordhura. Por si t’ia bëjmë? Me scrub, mundësisht të bërë në shtëpi, në mënyrë natyrale dhe të lehtë. Një aleat shumë i mirë për një veprim thyerës dhe padyshim edhe një dorezë: përveçse na ndihmon të kemi një lëkurë të butë, e përgatit atë për një depilim të mundshëm dhe na ndihmon të luftojmë celulitin.

Fjala kyç: Të hidratosh! Në vjeshtë, pas ekspozimit të lëkurës në diellin e verës, bëhet edhe më e nevojshme të përdoren kremrat dhe lëndët ushqyese. Le të provojmë farat e shegës duke i bashkuar me vaj kokosi për një rezultat vërtet skeptik. Vaji i nxjerrë nga lule kamelia japoneze të përzier me vaj të ëmbël bajameje është një përzierje perfekte, për t’i dhënë lëkurës kompaktësi dhe elasticitet.

Finalja e madhe: Si mund ta përfundonim ritualin tonë të bukurisë pa dy pika parfum? Mes parfumeve të vjeshtës ekziston vetëm sikleti i zgjedhjes: aromat e mandarinës, bergamotit, orkides, petaleve të trëndafilave, bozhures, manjolës, perfekte për ata që e duan ëmbëlsinë. Nëse jemi për aroma më të rënda, zgjedhim ato që kanë piper, arrëmyshk, temjan, edhe patchouli e qelibar.

SHKARKO APP