Zhdoganimi lokal – Doganat japin autorizim për 7 operatorë ekonomikë
Thjeshtimi i procedurave për biznesin tashmë po përfshin një sërë institucionesh, por veçanërisht ato fiskale. Një ndër këto lehtësi është edhe në procesin e zhdoganimit e cila si procedurë njihet si zhdoganimi lokal.
“Zhdoganimi lokal” është një procedurë e thjeshtuar doganore nëpërmjet së cilës një operator ekonomik mund të autorizohet për të kryer procedurat e zhdoganimit te mallrave në ambientet e tij apo në një ambient tjetër të autorizuar pa kryer formalitetet doganore në zyrë doganore.
Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, aktualisht e kanë përfituar këtë thjeshtim 7 operatorë ekonomikë të cilët kanë plotësuar kriteret e përcaktuara. Ndërkohë funksionimi i procedurave të thjeshtuara kërkon angazhim jo vetëm të administratës doganore por edhe të vetë operatorëve ekonomikë dhe kryesisht kërkon kualifikim profesional në fushën doganore.
Kjo procedurë e zhdoganimit njihet dhe është aktive në vendet e Bashkimin Europian. Procedura është standard për këto vende, ndërsa zhdoganimi pranë zyrës doganore është tashmë përjashtimi. Po sipas doganave, nuk ka autorizime specifike për procedurën e zhdoganimit lokal, por miratimi i magazinave doganore është i detyrueshëm , pasi duhet të përmbushen disa kushte:
- garantimi i nevojshëm për kryerjen e operacioneve në mënyrë të saktë
- paraqitja e garancisë