Zhvillimet politike – Dorëhiqet zëvendësministri i Jashtëm nga PDIU, Halil Hyseni
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka vendosur tërheqjen e zëvendës/ministrave nga kabineti qeveritar.
Gjatë ditës së sotme, ka dhënë dorëheqjen numri dy në Ministrinë e Jashtme Halil Hyseni, i cili ishte emëruar si zëvendës/ministër në tetor të 2015, duke zëvendësuar në këtë detyrë Alqi Pulon e PBDNJ-së.
Kërkesa për lirimin nga detyra i është drejtuar kryeministrit Rama. Në kërkesën për dorëheqje Hyseni argumenton se “emërimi im është bërë në kontekst politik dhe situata aktuale e pamundëson vijimin e detyrës”.