Zogaj: Binaj është kandidat i PD-së së Berishës. Bushati: Zgjedhjet janë të humbura

Gazetari Andi Bushati flet për Florian Binaj, kandidat i pavarur por i mbështetur nga opozita për zgjedhjet lokale në Tiranë. Bushati tha se Binaj është kandidat i Berishës dhe kjo nuk ka diskutim, por shtoi se stratgjia e Berishës është që kur Binaj të humbasë, edhe partitë e reja që po e mbështesin ta kuptojnë se me Ramën nuk ka zgjedhje.

”PD vetë e di rezultatin. Nuk ka zgjedhje në këtë vend dhe PD e di. Deri tani Lapaj dhe Shehaj do të thoshin se opozita humbet se është Berisha i zi. Po kur të shohin që bashkë me Berishën kanë shkuar si cjapi te kasapi, nuk thonë dot humbëm se kemi Berishën të parinovuar. Është përpjekja e një njeriu që e di humbjen, por do të bindë një pjesë të gjerë të publikut që në këtë vend nuk ka zgjedhje. Kështu e shpjegoj trukun, sepse ndryshe pse do të marrësh kandidatin tënd dhe ta shesësh si të pavarur?”, tha ndër të tjera Bushati në “Të Paekspozuarit”.

Analisti Preç Zogaj thotë se me këtë kandidaturë PD dhe partitë aleate të opozitës treguan se janë në krizë personalitetesh, ndryshe nga e kaluara kur garonte me kandidatë politikë. ”Përkufizimi i kandidatit të pavarur nuk është kjo e Binajt, sepse e përgatit elektoratin se ky po afrohet. Kemi raste kur kanë fituar të pavarurit në disa bashki. Kemi një skemë se asnjë parti nuk do të ekspozohet vetë me një emër politikani. Nëse partitë nuk kanë kandidatë të denjë për të përballuar garën në bashkinë më të madhe se është Shqipëri, kjo dëshmon se është krizë për personalitete, për burime njerëzore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një skemë që duhet t’i bashkojë se ka bashkuar disa fragmente të opozitës dhe kanë gjetur këtë kandidat. Binaj është kandidat politik se është shpallur nga kryetari i PD-së. Nuk mund të propozohet kandidati i Tiranë kështu, por për një bashki të vogël. Duhet përgatitur gjatë. PD ka garuar me kandidatë politikë, konsensualë. Kemi një shprehje popullore që “nëse del djalë e ndajmë suksesin nëse del vajzë s’kemi humbur”,-tha Zogaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?