Zonja Drita një frymëzim qytetarie, e punësuar për mbledhjen e mbeturinave

Nëse nuk do të ishin njohur me historinë e zonjës me shumë siguri do të shpreheshim se ajo është një grua endacake por para fotografisë së Dritës, qëndron një histori drite.

Kjo është një qytetare që jeton në qendër të Tiranës. Puna që bën nuk është më e mira, por e lejon të mbijetojë.

“E fillova duke mbledhur qeset e mbeturinave në dyert e banorëve të lagjes kundrejt një pagese minimale. Më pas mu desh të sajoja vetë një karrocë pasi u shtua puna. Shpesh dëgjoj që më hedhin fjalë, herë të tjera nuk më kthejnë përshëndetjen. Por ndihem mirë, sepse bëj një punë të ndershme”.

Aktivisti Rezart Cenaj shkruan se: “Jetojmë në një kohë kur ndershmëria takohet përherë e më rrallë. Në një kohë kur jeta e njerëzve përcaktohet nga lufta për të mbijetuar”, duke sjellë kështu në vëmendjen tonë se puna nuk është turp e se askush nuk duhet paragjykuar.

R.SH

SHKARKO APP