Zoti fshatar, boll u qave!

Nga Edmond Arizaj/Ti qe po ankohesh se te erdhi lumi e te mbyti delet.

Ti qe po shfryn per te gjitha qeverite.

Ti qe po qahesh si me i vuajturi i kesaj bote, mbi te cilin kane rene padrejtesite me te medha te Zotit e robit.

A te kujtohet kur prisje pyllin mbi fshat, korijen si i thone andej.

A te kujtohet kur e ngarkoje drurin 40 vjecar e me shume, mbi gomar, mushke a kale e ecje mes permes fshatit me krenari e me brekushet zvarre.

A te kujtohet kur nise te germoje anet e lumit se do beje nje shtese tek shtepia.

Si the atehere: Pune e madhe sikur cdo behet.

Po heren e dyte kur deshe te hidhje edhe nje kat. Prape e germove lumin. E me qindra raste.

E nese ti paskerkeshe qene “i vecante” e s’ke prekur as korije e as lumin, ke akoma me shume faj se ke kthyer koken ne anen tjeter, kur kete e kane bere bashkefshataret e tu, e aq me keq te huajt qe ua kane marre druret e reren e ua kane shitur.

Ai pylli mbante rrekete e shiut qe mos te merrnin cte gjenin perpara e ti hidhnin ne lume.

Ato anet e lumit mbanin cmendurine e tij ne dite te veshtira. Ti i prishe te dyja. Kerkon qe shteti te te demshperbleje.

Pse? Sa ke qe nuk e ndez televizorin?

Ka ikur koha kur shteti pergjigjej per cdo gje dhe kishte ne dore cdo gje.

Ti merr pushket dhe te vret per nje gardh; ruaje pra cke pas gardhit, nuk do vi shteti te ta ruaje.

Nese s’je i zoti ta ruash, siguroje, sepse ato leke qe kerkon ti demshperblim shteti ua merr atyre qe djersijne diku tjeter, nuk i nxjerr nga pantallonat e tij.

Por fillimisht mire eshte te shkosh e te mbjellesh peme atje ku i preve, te sistemosh lumin atje ku e ka sistemuar edhe gjyshi yt, dhe ti tregosh drurin atij qe vjen te te prese korijen e fshatit tend. Boll u qave.

SHKARKO APP