Zv/kryeministrja Balluku poston fotot: Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e unazës në qytetin e Burrelit
Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ka treguar se janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e unazës në qytetin e Burrelit.
Teksa ka publikuar foto nga puna, Balluku shkruan se kjo ndërhyrje do të mundësojë që i gjithë trafiku i rëndë të kalojë në këtë segment, duke lehtësuar lëvizjen për drejtuesit e automjeteve në qytet.
”Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e unazës në qytetin e Burrelit. Po hidhen shtresat e fundit asfaltike, ndërsa kanë përfunduar të gjitha punimet për veprat e artit. Kjo ndërhyrje do të mundësojë që i gjithë trafiku i rëndë të kalojë në këtë segment, duke lehtësuar lëvizjen për drejtuesit e automjeteve në qytet”,-shkruan Balluku.
KOHA JONË SONDAZH

