Zv/kryeministrja Koçiu: Berati një destinacion i turizmit elitar me shërbime sipas standardeve europiane

Zv/kryeministrja Albana Koçiu vlerësoi sot investimet që po realizohen në Berat, qytetin 2400-vjeçar të cilin e vizitojnë mbi 1,2 milionë turistë çdo vit. E shoqëruar nga ministri i shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo dhe kryetari i bashkisë Berat, Ervin Ceca, Koçiu u njoh me projektin “Smart Parking”, që i ofron vizitorëve një mënyrë lëvizjeje moderne që respekton plotësisht mjedisin.

Në kuadër të këtij projekti, në kalldrëmet shekullore të Kalasë do të vihen në funksion tre autobusë elektrikë. Ministri Demo theksoi se sapo ka përfunduar një plan për rigjenerimin dhe restaurimin e një pjese të mirë të zonës së Kalasë.

“Kishim një ngërç për sa i përket numrit të mjeteve dhe këmbësorëve që vizitojnë kalanë. Ky investim është në vijim të vizionit tonë se kalaja është një qendër historike që i dedikohet këmbësorëve”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koçiu vlerësoi se “nuk ka shembull më të qartë të vizionit tonë sesa transformimi i kësaj pasurie botërore të UNESCO-s në një destinacion turistik elitar, me shërbime sipas standardeve evropiane”. Sipas saj, Kalaja e Beratit mbetet një destinacion i jashtëzakonshëm, jo vetëm si atraksion turistik, por mbi të gjitha për veçantinë e saj si një lagje e banuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky investim, sipas saj, do të plotësojë mozaikun e eksperiencës unike të mbi 1,2 milionë turistëve që e vizitojnë çdo vit, duke lehtësuar njëkohësisht jetesën e përditshme të banorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?