Zv.Kryeministrja: Prokuroria të hetojë akuzat e policisë
Lëvizja Socialiste për Integrim akuzoi sot struktura të Policisë së Shtetit për inskenim akuzash ndaj përfaqësuesve të saj. Reagimi erdhi pas një padie në adresë të administratorit të LSI, në Njësisë Bashkiake numër 2, Elez Gjoza.
Në një deklaratë për mediat, Gjoza i cilësoi akuzat si të motivuara politikisht.
Pas deklaratave të LSI-së ka reaguar dhe Zv/Kryeministrja Ledia Mandia.
Në një deklaratë për mediat, Zv.Kryeministrja i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të zhvilloj një hetim të shpejtë ndaj kallëzimit të Policisë së Shtetit për administratorin e Njësisë Bashkiake nr.2
“Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bazë të një denoncimi ka filluar procedimin penal ndajadministratorit të Njësisë Bashkiake nr.2,Elez Gjoza, i cili nga ka konsumuar veprën penale të “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike”, “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 328/a, 328/b dhe 186/3 të Kodit Penal me regjistrimin70 persona ne mënyre fiktive sikur ishin pjese e banesës se tij me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme.
I kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë një hetim të plotë, të drejtë dhe të shpejtë të rastit si dhe do të marrë të gjitha masat për të ndjekur procedurat sipas ligjit dhe për të arritur në një konkluzion përfundimtar në lidhje me procedurat e filluara nga ana e Sektorit të Hetimit dhe Korrupsionit”,- thuhet në njoftimin e Zëvendëskryeministres.