Zv/kryeministrja e PD denoncon skandalin: 3580 punësime gjatë periudhës zgjedhore
Lajme E Diel, 30 Maj 2021 12:37
Burime nga mbledhja bëjnë të ditur për “BalkanWeb” se Mandija, referuar informacione të ardhura nga Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, ka verifikuar punësimin gjatë periudhës zgjedhore të 3580 punonjësve së administratës që në kundërshtim me Urdhrin të Kryeministrit nr.65 , vendim të Këshillit të Ministrave nr.473 si dhe në kundërshtim ne nenin 88 të Kodit Zgjedhor .
Zëvendëskryeministrja u shpreh se po vlerëson mundësinë që i gjithë ky informacion të dërgohet për një verifikim të hollësishëm Kontrollit të Lartë të Shtetit, një institucioni kushtetues dhe ligjor për ushtrimin e kontrolleve në veprimtarinë e Institucioneve të administratës shtetërore përfshirë këtu edhe shoqëritë sh.a me kapital shtetëror, punonjësit e të cilave paguhen nga fondet e parave publike./BE