Zyra e Stev Jobs edhe pas vdekjes vazhdon të mbetet e njëjtë
Figura e Steve Jobs në kompaninë Apple edhe pas vdekjes vazhdon të jetë sërish e pranishme. Sigurisht ai njihet edhe si babai i kësaj kompanie dhe emri i tij është i lidhur ngushtë me atë të suksesit që Apple ka aktualisht në të gjithë botën.Si një formë për ta kujtuar atë gjithmonë, dhe për të qenë i “pranishëm” kompania e ka lënë zyrën e tij në katin e sipërm të ndërtesës krejtësisht të paprekur që nga vdekja e tij.
Emri i tij vazhdon të qëndrojë në derë. Brendësia e saj nuk është ndryshuar aspak
Ky detaj u bë i njohur nga profili i dizajnuesit të Apple, Jony Ive. Ive dhe Jobs kanë punuar së bashku dhe kanë qenë jashtëzakonisht të afërt.
Sipas Daily Mail, zyra e Jobsit ka qenë e lidhur përmes një korridori me laboratorin e Iveit. Këto ishin madje dy ndërtesat e vetme të kampusit të Apple-s që ishin të lidhura në atë mënyrë. Tev dhe Jobs, përveçse koleg në punë, ishin edhe miq të mirë me njëri-tjetrin. Kur Ive foli në ceremoninë përkujtimore për Jobsin më 2011, ai e quajti ish-shefin e tij mikun më të afërt dhe më besnik.
Edhe drejtori i përgjithshëm Tim Cook ka përmendur zyrën e paprekur të Jobsit në një intervistë me Charlie Rose vitin e kaluar, në të cilën ai gjithashtu kishte thënë se mendon për Jobsin çdo ditë.
“Ai është në zemrën time”, ka thënë Cook. “Shpirti i tij do të jetë gjithmonë themeli i kompanisë”.
Përgatiti: S.L