Zyrat e punës, deri tani rreth 32 mijë punëdhënës të regjistruar

Deri tani, për vitin 2016, në Zyrat e Punësimit, rezultojnë të regjistruar 32,751 punëdhënës, por vetëm 525 kanë aplikuar online.

Shërbimi Kombëtar i Punës bën të ditur se nga kontaktet me punëdhënësin janë marrë 32,890 oferta pune, nga të cilat 90% janë vende të reja pune. Ndërsa punëdhënësit kanë publikuar online 1,660 oferta pune.

Janë dy mënyrat si një punëdhënës apo punëkërkues regjistrohet pranë SHKP-së (Shërbimit Kombëtar të Punës).

Me aplikimin e sistemit informatik të Shërbimeve të Punësimit, punëdhënësit dhe punëkërkuesit e papunë kanë të drejtë të regjistrohen ose direkt pranë Zyres së Punësimit në vendbanimin përkatës ose online pavarësisht vendit ku jetojnë.

Pjesa më e madhe e tyre preferojnë që të dhënat të jenë të publikuara vetëm në Zyrat e Punësimit.

SHKARKO APP