Zyrtare, Botërori 2022, finalja e madhe më 18 dhjetor

Finalja e Botërorit të Katarit do të luhet më 18 dhjetor 2022. Vendimi i marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s përcaktoi dhe datën se kur do të luhet finalja e kompeticionit më të diskutuar në historinë e Kupave të Botës, sepse do të jetë njëkohësisht dhe i pari që do të luhet në dimër. Qeveria e futbollit botëror vendosi për këtë datë, e cila do të jetë ditë dielë, por gjithashtu dhe Festa Kombëtare e shtetit të Katarit. Lajmi u konfirmua nga ana e drejtorit për marrëdhënieve me shtypin të FIFA-s, i cili me shaka shtoi se në këtë mënyrë të gjithë do të kenë mjaftueshëm kohë për të menduar dhe për dhuratat e Krishtlindjeve.  Pak javë më parë u vendos që Botërori të luhej në dimër, për shkak të temperaturave të larta në këtë vend gjatë verës, të cilat tejkalojnë dhe 40 gradë Celcius. Gjithashtu u bë e ditur se Botërori ndryshe nga zakonisht mund të zgjasë 28 ditë, nga 31 apo 32 ditë që është kohëzgjatja e tij normale.

SHKARKO APP