Zyrtare, “miku i shqiptarëve” Mishel Platini kandidon për kreun e FIFA-s

Në ditën kur do të hedhet shorti për kualifikimet e Kampionatit Botëror, ‘Rusi 2018’, presidenti i UEFA-s, Michel Platini, edhe zyrtarisht ka bërë të ditur vendimin e tij për të kandiduar për president të FIFA-s.

Ai dëshiron ta zëvendësojë Sepp Blatterin, që dha dorëheqje muaj më parë pas akuzave që kishte marrë për korrupsion.

“El Mundo Deportivo” shkruan se Platini u ka dërguar letër 208 federatave të botës, nga të cilat ka kërkuar përkrahjen e tyre për postin numër një të FIFA-s.

Pikërisht Platini ishte njëri nga kundërshtarët më të mëdhenj të Blatterit, pasi gjatë mandatit të zviceranit si president i FIFA-s, francezi shpesh herë e ka kritikuar atë.

Platini konsiderohet se drejtoi me sukses UEFA-n, por u kthye në një personazh negativ për opinionin shqiptar pas ndeshjes Serbi-Shqipëri. Deklarata e tij absurde bëri që ndeshja të shkonte 3-0 në favor të Serbisë dhe u desh që Shqipëria ta çonte çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, që të fitonte të drejtën e mohuar, pra fitoren në tavolinë me Serbinë. 

SHKARKO APP