Zyrtare, Rusia zgjedh pasuesin e Fabio Capello-s
Trajneri i CSKA Moska, Leonid Slutsky, është caktuar trajner i ekipit përfaqësues të Rusisë “deri në fund të eleminatoreve " Euro-2016″, duke zevendesuar italianin Fabio Capello, beri te ditur te premten Federata Ruse e Futbollit (RFU).
“Slutsky do te kryeje ne te njejten kohe dy detyra: ata te trajnerit te ekipit perfaqesues dhe te trajnerit te CSKA Moska”, saktesoi RFU.
44-vjeçari ka marre drejtimin e CSKA ne 2009, duke e drejtuar ekipin ne fitimin e dy titujve te kampionit, ne 2013 e 2014 dhe dy Kupave te Rusise, ne 2011 e 2013.
RFU me 14 korrik i dha fund kontrates me trajnerin italian, i cili ishte ne kete detyre qe nga korriku 2012, por qe u sulmua me kritika te ashpra per humbjes ne qershor perballe Austrise (1-0) ne Moske, duke kompromentuar kualifikimin per ne Euro-2016.
“Ne e kemi perseritur disa here se ne kete situate, vetem nje trajner rus mund te zgjidhe problemet e ekipit perfaqesues”, ka reaguar ministri rus i Sporteve, Vitaly Mutko, i cili e konsideron Slutsky si “te afte per te drejtuar ekipin perfaqesues deri ne Euro-2016″.