Zyrtari i lartë amerikan takime me krerët e SPAK, GJKKO dhe BKH
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë publikoi një postim ku theksohet forcimi i partneritetit mes SHBA dhe Shqipërisë në fushën e zbatimit të ligjit dhe luftën e vazhdueshme kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës.
Sipas njoftimit, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve shqiptare të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në vend.
Duke shfaqur forcën e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe luftën e palodhur të Administratës Trump kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, u takua me përfaqësues të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare.
Në veçanti takimi u prit me interes kur takoi kreun e SPAK, Klodjan Braho dhe drejtuesin e BKH, Joni Keta.


KOHA JONË SONDAZH

